Pacolli me Thaçin takohen në SHBA, vizitojnë bashkë kompaninë Boeing
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli janë duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po marrin pjesë në ngjarje të rëndësishme.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se bashkë me Thaçin kanë vizituar kompaninë Boeing, transmeton Indeksonline.
“Koha ideale për të filluar bashkëpunimin! Së bashku me Presidentin Thaçi, Ambasadoren Çitaku dhe përfaqësuesin e FSK-së në kompaninë Boeing”, ka shkruar Pacolli.
Kujtojmë se edhe Thaçi mbrëmë postoi fotografi nga vizita që i bëri kësaj kompanie. /Indeksonline/
