75 Mall Live Search
15:31 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Grabitën mbi 8 mijë euro në Deçan, kërkohet paraburgim kundër tre personave

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës caktimin e paraburgimit të pandehurve, L.N., N.H., dhe A.G., me dyshimin se të njëjtit kanë kryer vepër penale grabitje.

Prokuroria ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve ndaj pesë të pandehurve F.B., B.K., N.H., L.B., dhe A.G., pasi më datën 22 janar 2019 në qytetin e Deçanit, përkatësisht në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh”, në bashkëkryerje kishin grabitur shumën prej 8,543 euro.

Paraprakisht, më datën 25 janar të këtij viti, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, është caktuar masa e paraburgimit ndaj të pandehurve, B.K. dhe F.B., ndërsa tre të pandehurit tjerë, N.H., L.B., dhe A.G., janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.