Skiatori i Kosovës përfundon garën, ky është rezultati i tij
Albin Tahiri e ka përfunduar garën e super sllallomit të madh në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Are të Suedisë. Skitari ynë doli i 45-ti nga 71 garues, me kohë: 1:31.72 sekonda.
Albini u lëshua i 68-ti, ndërsa shpreson të ketë fat edhe në disiplinat tjera.
Katër garuesit tjerë të Kosovës janë skitarët Fiona Rrusta, Faton Shurrdhaj, Adea Kollqaku dhe Arbi Pupovci, që do të garojnë në disiplinat: Sllallom dhe sllallom të madh, mirëpo paraprakisht të katërtit duhet të kalojnë garën parakualifikuese për të hyrë në garën finale.