75 Mall Live Search
17:28 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nëna e re shqiptare shtatzënë ndërron jetë papritur! Dyshimet e mjekëve

Një nënë e re shqiptare ka humbur jetën krejt papritur duke shokuar komunitetin e vogël të Francavilla al Mare në Itali.

Mediat lokale shkruajnë se Joana Hoxha, 24 vjeç, me origjinë shqiptare, katër muajsh shtatzënë, u ndie keq në shtëpinë ku jetonte me partnerin e saj, Fabio Scarponi, i njohur në qytet si menaxher i dy klubeve.

Burri ka alarmuar menjëherë emergjencën, por për fat të keq nuk u bë dot asgjë për nënën e re.

Mjekët janë përpjekur shumë që ta ringjallin, por në fund ata u dorëzuan; Joana dhe foshnja e saj nuk mundën të mbijetonin.

Deri më tani, mjekët dyshojnë se shqiptarja mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Një muaj më parë, vajza kishte pasur disa probleme shëndetësore ku kishte marrë ndihmë në pavionin Obstetrikë.

 Përveç bashkëshortit Fabio, Joana la pas edhe një fëmijë rreth 1 vit e gjysmë.

Vdekja e saj ka shkaktuar dëshpërim jo vetëm tek anëtarët e familjes, por edhe për shumë banorë në Francavilla që kanë frekuentuar gjatë lokalet e Scarponit.