75 Mall Live Search
18:41 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Statusi shokues i aktorit kosovar: Pse po i jepin kaq shumë hapësirë abuzimit seksual?

Rasti i 16 vjeçares nga Drenasi e cila për më shumë se një vit u abuzua nga profesori i saj e më pas nga një polic, ka prekur dhe ka shokuar të gjithë opinionit.

Shumë personalitete, institucione e qytetarë kanë reaguar kundër këtij akti makabër, ndërsa kanë kërkuar të merren të gjitha masat e nevojshme, por edhe të dënohen dhunuesit, shkruan Indeksonline.

Derisa të gjithë janë solidarizuar më këtë rast, madje nesër do të mbahen edhe protesta në Prishtinë dhe Drenas, është aktori dhe regjisori kosovar, Sokol Plakolli ai që ka shkruar një status në lidhje me këtë rast, madje ai e ka quajtur si të panevojshme hapësirën mediale që po i epet kësaj ngjarjeje.

Ky është statusi i tij i plotë:

Pyetje publike:
Ju lutem a mundë të ma gjeni një shtetë kudo në botë Vatikan, Arabi Saudite, Kinë, Amerikë, Rusi kudo që: Nuk ka pasur të paktën 10 – 100 raste të dhunimit nga ana e policit dhe nga ana e profesorit, etj etj… Dhe në të njëjtën kohë ma gjeni vetëm një rastë kur mediat e atij vendi i kanë dhënë kaq shumë hapsirë mediale ”abuzimit” deriii në parlamentë… 
!!!??