Ford Explorer 2020 është makina më e qetë ndonjëherë, ja çfarë kanë bërë inxhinierët
Ford ka punuar shumë në modelin e ri Explorer 2020, sa që kompania u tërhoq nga të gjitha dërgesat për të siguruar që modeli të ruajë statusin e saj si “SUV-i më i shitur i të gjitha kohërave në Amerikë”.
Ford ka zbuluar se ky model i ridizajnuar është Exploreri më i qetë ndonjëherë, transmeton IndeksOnline.
Ndërsa menaxheri i marketingut, Craig Patterson, shpjegoi se pronarët aktualë u thanë atyre se duan “një automjet të rehatshëm që ata të mund ta gëzojnë me të dashurit e tyre”.

Inxhinierët e Ford punuan për të minimizuar zhurmën e rrugëve dhe motorëve.
Kjo e fundit është zvogëluar falë panelit të ri të dyfishtë, i cili përmban dy mure të një “materiali të përbërë me formë-flete” me një zbrazëti ajri në mes tyre.

Shtresat e shumëfishta të panelit të dyfishtë mbajnë zhurmat e padëshiruara nga kabina e automjetit.
Për të ndihmuar në zvogëlimin e zhurmës së erës dhe rrugës, Explorer i ri është pajisur me një xham akustik dhe me dritare anësore akustike. Ato janë ndërtuar nga dy shtresa xhami të cilat janë të ndara nga një fletë e hollë e plastikës së pastër.

Explorer gjithashtu ofron teknologji Active Noise Control që përdor mikrofona për të zbuluar frekuenca të padëshiruara brenda kabinës. Kur këto zbulohen, valët e kundërta të zërit kalojnë përmes sistemit audio për t’i anuluar në mënyrë efektive.

Ford Explorer i vitit 2020 do të dalë në shitje këtë verë dhe do të ofrohet me tre motorë të ndryshëm.

Motori bazë është një 2.3 litërsh me 4 cilindra që prodhon 300 kuajfuqi. I dyti është një 3.0 litërsh i pajisur me një EcoBoost V6, e që ka 365 kuajfuqi Ndërsa i fundit është Explorer ST që ka 400 kuafuqi. /IndeksOnline/