75 Mall Live Search
23:46 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

​Parashikimi i motit për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperatura minimale do të shkojnë deri në 0 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rritje mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1 deri 5 m/s”, njofton IHMK.