75 Mall Live Search
10:21 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tentim vrasje në Pejë, arrestohen gjashtë persona

Gjashtë persona janë arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Pejës.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, sipas të cilës të arrestuarit ishin përfshirë në një konflikt dhe janë rrahur brenda një lokali.

Një person i gjinisë mashkullore, pati pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjes me mjetet e forta dhe tani po trajtohet në QKUK.

Të dyshuarit janë intervistuar, teksa njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar me urdhër të prokurorit./Indeksonline/