75 Mall Live Search
14:29 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dita botërore e zgjedhjeve, KQZ-ja jo funksionale

Sot në botë është shënuar dita botërore e zgjedhjeve.

Por, në Kosovë kjo ditë e gjënë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pa përbërje funksionale për shkak se anëtarëve paraprak u ka mbaruar mandati, transmeton Indeksonline.

Për këtë ka reaguar edhe organizata ‘Demokracy Plus’  e cila në një shkrim në facebook ka thënë se po bëhen gati një vit kur KQZ ka mbetur pa përbërje funksionale.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Zgjedhjeve, që ka për qëllim përçimin e mesazhit për forcimin e proceve demokratike në botë. Në Kosovë, po bëhen gati një vit prej kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbetur pa përbërje funksionale për shkak se anëtarëve paraprak u ka mbaruar mandati”, thuhet në shkrimin e tyre.

Derisa, u kanë thirrje Presidentit Thaci që sa më shpejt të emëroj anëtarët e rinj në KQZ.

“Dëshirojmë që të shfrytëzojmë këtë ditë për t’i bërë thirrje Presidentit të vendit që sa më shpejt të emëroj anëtarët e rinj në KQZ dhe mos t’a mbaj këtë institucion peng të pazareve ditore politike. Kushtetuta e vendit është shumë e qartë sa i përket numrit të anëtarëve që secili grup parlamentar mund ta ketë në KQZ, dhe është detyrë e Presidentit të vendit që t’i dekretoj ata pas nominimeve të subjekteve politike”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e tyre./Indeksonline/