Telefoni i radhës i LG do të ketë 3D kamerën e përparme
Kompania LG ende nuk është gati që të jep detaje për telefonin LG G8. 
 
 Por, është zbuluar që ky telefon do ta ketë 3D kamerën e përparme, transmeton Indeksonline. 
 
 Kamera 3D do të jetë më e mirë për ‘Face ID’ dhe do të mund të bëni selfie më të mira. 
 
 Megjithatë LG nuk është kompania e parë që e përdor këtë teknologji. Më herët e kishte përdorur Lenovo tek telefonat e saj./Indeksonline/ 


