75 Mall Live Search
18:41 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Yllka Gashi për rastin e dhunimit në Drenas: E dhimbshme, e tmerrshme dhe e pafalshme

Rastet e fundit që ndodhën në vend të dhunimit të një të miture në qytetin e Drenasit nga një mësues dhe më pas edhe nga një polic, dhe poashtu mjeku i cili ka kryer abortimin e vajzës.

Një reagim lidhur me këto ngjarje e ka bërë edhe aktorja e njohur, Yllka Kuqi, shkruan Indeksonline.

Ajo përmes një statusi në ‘Facebook’ ka shkruar se kjo është e tmerrshme dhe e pafalshme.

Statusi i saj i plotë:

Shkolla që ish dashtë me kanë shtëpia e dytë ku gjenë prehje e shkon jo veq me msu po edhe me u ba njeri ma i mirë, të del vend i frikshëm ku takon dhunues. Shkon në polici, qe ish dashtë ne kanë institucion ku të ofronte siguria, ndihma e mbrojtja si viktimë, aty e takon fundrrinën e radhës qe e keqpërdorë uniformën e pozitën, i cili lejë që nuk merr masa ndaj dhunuesit të parë po vazhdon me të abuzu e me të shkaktu tmerr edhe më të madh. E krejt ne fund, per me la marren e ktyne dy mjeranave të parë, për me mshefe krimin se taman puna me e raportu, mjeku prej matrapaz turpin tonë t’njomë e rrezikon deri ne vdekje me njanen prej procedurave ma të dhimshme qe një femër mundet me e përjetu. E kur rasti bahet publik një pjesë e shoqnisë komenton në stilin “vet e ka lype!”. A viktima është e mitun! Tragjike. E dhimshme. E tmerrshme. E pafalshme. Oj Kosovë bre.