18:15 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ministri Lluka takohet me ambasadorin Kosnett flasin për prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin amerikan Phipi Kosnett, i cili ishte i shoqëruar Lori Michaelson dhe Ëilliam Trigg, me të cilët kanë diskutuan rreth zhvillimeve në sektorët të cilat i mbulon ky dikaster.

Nga ana e tij Lluka, mbasadorin Kosnett e ka informuar që prioritet i ministrisë së zhvillimit ekonomik mbetet që deri në vitin 2023 të mbyllet termocentrali Kosova A, të rehabilitohet termocentrali Kosova B, të fillohet me prodhimin e energjisë nga termocentrali Kosova e Re dhe të diversifikohet portfolio e gjenerimit me burime të ripërtrishme. Kështu, Kosova do të ketë ambient shumë më të pastër dhe, mbi të gjitha, stabilitet me energji për qytetarët dhe bizneset.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Sot kisha kënaqësinë të pres në takim pune ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, i cili ishte i shoqëruar nga Lori Michaelson dhe Ëilliam Trigg nga U.S. Embassy Pristina, Kosovo, me të cilët diskutuam rreth zhvillimeve në sektorët të cilat i mbulon Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Ndër të tjera, Ambasadorin Kosnett e informova që prioritet i ministrisë së zhvillimit ekonomik mbetet që deri në vitin 2023 të mbyllet termocentrali Kosova A, të rehabilitohet termocentrali Kosova B, të fillohet me prodhimin e energjisë nga termocentrali Kosova e Re dhe të diversifikohet portfolio e gjenerimit me burime të ripërtrishme. Kështu, Kosova do të ketë ambient shumë më të pastër dhe, mbi të gjitha, stabilitet me energji për qytetarët dhe bizneset.

Si pikë e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe sektori minerar, ku e njoftova ambasadorin Kosnett rreth rëndësisë së këtij sektori në zhvillimin ekonomik të vendit. Fokusi i kësaj teme padyshim që ishte Trepça dhe zhvillimi i Trepçës si dhe 11 zonat me interes të veçantë që kanë potencial për të tërhequr investime amerikane në Kosovë.

Gjithashtu u diskutua edhe rreth dikastereve tjera të cilat mbulon Ministria e Zhvillimit Ekonomik, si ndërmarrjet publike, përformanca e tyre dhe sfidat në të cilat po kalojnë ato.

Ambassadori Kosnett ofroi përkrahje në përpjekjet e Kosovës dhe ministrisë për zgjërimin dhe stabilizimin e furnizimit të Kosovës me energji elektrike, si dhe riafirmoi përkushtimin e ambasadës amerikane për projektin e termocentralit Kosova e Re.