75 Mall Live Search
18:25 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Volvo tërheq 167.000 automobila

Volvo Cars njoftoi se do të tërheqë 167.000 njësi të modelit XC60, për shkak të një dështimi të mundshëm të mekanizmit elektrik për hapjen dhe mbylljen e derës së pasme.

Një zëdhënëse e markës suedeze të automobilave, në pronësi të Geely të Kinës, tha se bëhet fjalë për makinat e prodhuara në 2018 dhe 2019.

Volvo XC60 i ri ka qenë në shitje që nga viti 2017 dhe në mars 2018 është shpallur “Makina botërore e vitit” në Nju Jork.