75 Mall Live Search
23:19 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mozzik dhe Loredana synojnë suksesin e radhës në Gjermani

Kënga më e re nga çifti Mozzik dhe Loredana është gati të thyej një tjetër rekord.

Projekti ‘Romeo dhe Juliet’ brenda pak ditësh ka arritur mbi 9 milion klikime dhe është shumë afër të thyej një rekord në shtetin gjerman, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur reperi Mozzik i cili përmes një postimi në ‘Instagram’ ka treguar që është shumë afër për një tjetër sukses.

“Deri në 10 mëngjes kemi afat me i bo 10 milionë edhe e thejme rekordin e klikimeve t’gjitha kohërave në krejt Gjermaninë!!” ka shkruar Mozzik.

Kujtojmë që ky nuk është bashkëpunimi i parë në mes të Mozzik dhe Loredana, ata më parë kanë lansuar edhe këngën ‘Bonnie&Clyde’./Indeksonline/