75 Mall Live Search
07:10 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Veseli mbledh Kryesinë e Kuvendit, caktohet seanca e radhës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot do të mbaj mbledhjen e saj të radhës, ndonëse janë të rralla ato që mbahen të premtave.

Sipas njoftimit, kryeparlamentari do të mbledh kryetarët e grupeve parlamentare nga ora 10:00, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se të shtunën, Kuvendi i Kosovës në një seancë maratonike miratoi disa projektligje të rëndësishme, në mesin e tyre edhe buxhetin për vitin 2019. /Indeksonline/