“The Oscar 2019” dështon? Eventi po mbetet pa prezantues
Ceremonia e njohur e ndarjes së çmimeve “Oscar” pritet të nisë brenda disa ditëve, por duket se produksioni është duke u hasur me një problem. Kjo ceremoni ka mbetur pa prezantues.
Këtë vit, i përzgjedhur ishte aktori i famshëm Kevin Hart, por ai është tërhequr duke kërkuar falje për dëmin që mund ta shkaktonte.Si pasojë e kësaj shumë personazhe të njohura do të ngjiten në skenë dhe do të ndajnë trofetë.
Hera e fundit që “The Oscars” nuk pati prezantues ishte në vitin 1989, 30 vite më parë./Indeksonline/
