Messi mungon në stërvitje, ndërkohë rikthehet Umtiti
Leo Messi nuk mori pjesë në seancën stërvitore të premten dhe duket e komplikuar që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Athletico Bilbaos të dielën.
Problemi muskular i cili është duke e shqetësuar për disa ditë argjentianasin, ka bërë që klubi të jetë i kujdesshëm me lojtarin, sidomos duke pasur parasysh se pjesa më e rëndësishme e sezonit fillon tani.
Në anën tjetër Umtiti është kthyer.
Qëndërmbrojtësi ka gjasa të jetë i gatshëm për ndeshjën ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve. Francezi, i cili ishte jashtë fushës për shkak të lëndimit në gju, mori pjesë në stërvitje këtë të premte duke iu bashkuar pjesës tjetër të grupit.
Umtiti mbetet të konfirmohet brenda pak ditëve nëse do të jetë i gatshëm ndaj ish skuadrës së tij, mirëpo edhe nëse është, gjasat janë shumë të vogla që ai të luaj, duke pasur parasysh mungesën e gjatë të tij. /IndeksOnline/