Nis seanca e Kuvendit kushtuar të miturës nga Drenasi
Me një orë vonesë, ka nisur seanca plenare e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në këtë seancë do të flitet për rastin e të miturës nga Drenasi, e cila po akuzon profesorin dhe një polic që kanë abuzuar me të, raporton Indeksonline.
Kujtojmë se opozita kërkoi që në seancë të marrin pjesë edhe kryeministri, ministri i MASHT-it, MPB-së dhe Shëndetësisë./Indeksonline/