75 Mall Live Search
15:10 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

​Gashi: Përkrahja për federatat e sportistët për këtë vit është rritur 100%

Dy milionë e 800 mijë euro do të jetë mbështetja financiare, për sportistët, federatat e sportet kosovare, për vitin 2019. Ministri Gashi tha se kjo rritje e buxhetit është për 100 për qind. E nëpërmjet dy vendimeve ministri ka caktuar vlerën financiare për poentimin e pikëve për Sportet Kolektive dhe Individuale. Poentimi për Sportet Kolektive dhe Individuale bëhet në katër grupe: A,B,C dhe D.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, duke përmendur kështu medaljet që i sollën Kosovës, sportistët kosovarë, ka vendosur që buxhetin për federatat, dhe për sportistët ta rrisin për 100 për qind.

Ai tha se që nga paslufta, viti 2018 ka qenë më i suksesshmi, sa i përket zhvillimeve në sport.

Për grupin D, vlera e pikës tha se do të mbetet e njëjtë, ashtu si në vitin e kaluar, 800 euro.

Tek kategorizimi i trajnerëve dhe sportistëve tha se ka pasur edhe këtu një rritje.

Ku për sportistët vlera e pikës është 150 euro, të njëjtën vlerë të pikës kanë edhe trajnerët. E këto rritje, Gashi tha se kanë një objektivë.

Gashi mes tjerash ka deklaruar se kjo rritje e mbështetjes financiare, gjatë këtij viti është paraparë të jetë dy milionë e 800 mijë euro.