75 Mall Live Search
18:47 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kjo është gjithçka çfarë dimë për Golfin e 2020-ës

Golf sigurisht makina më e rëndësishme e markës gjermane, pritet që të mbesë e tillë edhe për shumë vite të tjera.

Imazhet e para të makinës, vërtetojnë se VW do të bëjë një punë të mirë me Golf për sa i përket dizajnit. Makina do të mbajë pamjen e hatchback-ut tradicional, e cila do të kombinohet me një stil sportiv.

Fenerët e pasëm të integruar me fenerët e sinjaleve të kthesave do ti japin makinës një pamje më premium se modeli aktual.

Por ndryshime drastike do të ndodhin brenda makinës. Në kryskotin e makinës do të ketë dy ekrane të teknologjisë së lartë, të frymëzuar nga VW Touareg.

Çfarë ka nën kofanën e makinës?

Golf 8 do të jetë më i  lehtë se modeli aktual. Do të fuqizohet nga motori 1.5 litërsh TSI me teknologjinë e deaktivizimit të cilindrave. Një version më i vogël 1.0 litërsh me tre cilindra turbo do të jetë niveli fillestar i opsionit që do të shitet në tregjet e Europës.

Krahas kësaj do të ketë edhe një version me naftë. Motori do të jetë 1.6 litërsh ose 2.0 litërsh TDI. Makina me këtë motor të kombinuar me kamion automatike, pritet që të jetë ndër konfigurimet më të shitur.

Raportimet tregojnë se gjenerata e ardhshme e Golf GTI që pëlqejnë të gjithë, do të mbajë motorin 2.0 litërsh turbo me një output prej 252 kuaj fuqi. Ky version do të jetë i disponueshëm me kamio manuale me gjashtë marshe ose me kamion automatike me shtatë nivele shpejtësie.

Përveç këtyre, VW do të prezantojë një Golf GTI TCR të ri me 286 kuaj fuqi. Dhe në fund, një TSI 1.5 litërsh një TDI 2.0 litërsh do të përfitojnë nga sistemi mild-hibrid 48-volt.

Kur do ta shohim?

Volkswagen ka konfirmuar se prodhimi i Golfit të ri do të fillojë në Janar të këtij viti. Me siguri makina do të prezantohet blerësve në Shfaqjen e Motorave në Frankfurt 2019.