75 Mall Live Search
12:17 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Reperi i famshëm mbetet ‘pa para’, e jep vilën luksoze me qira

Reperi me famë botërore, Wiz Khalifa ka vendosur që ta jap me qira vilën e tij luksoze në Los Angeles.

Sipas informacioneve nga ‘TMZ’, çmimin i qirasë është 16000 dollarë për muaj, transmeton Indeksonline.

Brenda vilës ka pishinë dhe ka pamje të pabesueshme nga horizonti. Po ashtu brenda saj ka banjë të pafundme dhe një studio muzikore.

Vila është e madhe 8970 metra katrorë dhe ka gjashtë dhoma gjumi. 

Kjo vilë kishte qenë cak i grabitësve, ku tentuan ta thyenin vitin e kaluar./Indeksonline/