Vëllai i Ryan Giggs e ‘thumbon’ keq legjendën e Manchester United
Vite më parë, kishte ndodhur një skandal në lidhje me legjendën e futbollit, Ryan Giggs. Ai ishte kapur ‘mat’ së bashku me gruan e vëllait të tij, Rhodri Giggs.
Që nga ajo kohë, të dy vëllezërit nuk flasin njëri me tjetrin, transmeton Indeksonline.
Rhodri për atë që ia ka bërë i vëllai, ka vendosur të hakmerret me ‘klas’.
Gjatë ditës së djeshme, ‘Paddy Power’ ka publikuar një reklamë, ku protagonistë i saj ka qenë pikërisht, Rhodri Giggs.
Rhordi në reklamë flet për besnikërinë dhe në një skenë paraqitet me një gazetë ku në ballinë shkruhet “Legjenda e Manchester United refuzohet për punën e ëndërrave”.
Në çdo fjali që e flet Rodri, ka një thumbim për Ryan Giggs.
Legjenda e Manchester United që nga viti 2003 deri më 2011 ka qenë në lidhje me gruan e vëllait të tij./Indeksonline/