75 Mall Live Search
13:26 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ismet Kryeziu: Të arrestohet hoxha Bedri Bytyqi, për deklaratat e tij nxitëse

Drejtori i Institutit Demokratik Ismet Kryeziu, konsideron se imami, Bedri Bytyqi, është dashur të arrestohet nga organet e rendit pas deklaratave fajësuese lidhur me rastin e abuzimit të një të miture në Drenas.

Kryeziu, ka thënë se paraqitja publike e hoxhës Bytyqi dhe fajësimi i viktimës së këtij rasti për veshje provokative “është nxitje dhe stimulim për përdhunues seksual.”

“Hoxha Bedri Krasniqi, do duhej të arrestohej dhe të dënohej për deklaratat e tij nxitëse, për përdhunim dhe abuzim të vajzave apo grave”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.