Paul Pogba po i thyen rekordet e karrierës me Solskjaer trajner
Paul Pogba po kalon ditët më të mira në futbollin anglez. Që nga transferimi i tij nga Juventus, mesfushori francez është përballur me kritika e formë të luhatshme.
Por, ardhja e Sokskajer trajner ka ndryshuar gjithçka te ai. Pogba ka shënuar dy gola sot ndaj Fulham duke arritur në shifrën e 11 golave në Premierligë.
Asnjëherë në karrierë ylli francez nuk ka arritur të shënojë kaq shum gola brenda një edicioni.
Duke e patur parasysh se kanë mbetur edhe 12 ndeshje deri në fund të sezonit, atëherë pritet që shifra e golave për Pogban të rritet./Indeksonline/