75 Mall Live Search
15:17 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vlora Çitaku rrethohet nga gazetaret e “Zërit të Amerikës”

Vlora Çitaku para dy ditësh ka pasur një paraqitje të shkëlqyer në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Së fundi, Vlora është parë nën shoqërinë e gazetareve, të njohura për publikun nga edicioni i lajmeve “Zëri i Amerikës”.

Një fotografi e ka publikuar gazetarja Rudina Dervishi, ku e shohim Vlorën bashkë me gazetaren Menada Zaimi, Keida Kostreci dhe Laura Konda.

Vlora është për momentin ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po konsiderohet si njëra nga ambasadoret më të suksesshme të Kosovës në këtë shtet./Indeksonline/