75 Mall Live Search
15:41 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Feronikeli nis me ‘këmbë të djathtë’ vitin 2019, siguron gjysmë-finalen

Feronikeli ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Drenasi, arritën të triumfojnë në udhëtim tek Ferizaji, me rezultat minimal 0-1, me golin e vetëm të shënuar nga Kastriot Rexha.

Gjatë gjithë ndeshjes, Feronikeli u paraqit më mirë se Ferizaji, ani pse edhe vendasit kishin rastet e veta e sidomos pas pranimit të golit, ku skuadra e Bylbyl Sokolit u mundua të barazojë rezultatin.    

Tashmë mbeten edhe 3 ndeshjet tjera çerekfinale të Kupës së Kosovës: Vëllaznimi – Drita, Prishtina – Trepça 89 dhe Kika – Ballkani, të cilat do të zhvillohen nesër.