75 Mall Live Search
20:41 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Prishtinë: Plaçkitet punëtori i kompanisë derisa po depononte para në bankë

Grabitja e bankave në Kosovë, është bërë një dukuri e shpeshtë dhe shqetësuese.

Derisa të martën u grabit një bankë në Çagllavicë, një tjetër grabitje ndodhi pak më parë në kryeqytet.

Grabitja ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00 në rrugën ‘Bill Klinton’, derisa punëtorët e një kompanie kanë qenë duke deponuar paratë në filialen e një banke, të njëjtit dyshohet se janë grabitur nga persona te armatosur”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, policia ka nisur një hetim lidhur me rastin dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve./Indeksonline/