75 Mall Live Search
22:17 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Marca: Barcelona ka nxjerr në shitje Coutinhon

Barcelona ka nxjerrë që në këto momente në merkato brazilianin Philipe Coutinho. Ish-lojtari i Liverpoolit nuk është aspak i lumtur në Katalunjë dhe kërkon diçka të re në karrierën e tij.

Edhe Barcelona nuk po merr shumë nga mesfushori që shpenzoi 140 milionë euro për të. Sipas medias spanjolle “Marca”, dy janë skuadrat që janë gati të investojnë për të.

Bëhet fjalë për Manchester United dhe Chelsea, të cilat kanë fuqinë financiare dhe nevojën për përforcim të kalibrit të tillë.

Kujtojmë që Coutinho ka luajtur më përpara me ekipe si Vasco de Gama, Inter, Espanyol, Inter dhe Liverpool. Kulmin e tij deri tani e ka arritur te skuadra angleze.