Pochettino i dëshpëruar me Premier Ligën!
Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është shfaqur i zhgënjyer me drejtuesit e Premier Ligës, për shkak të orarit të ndeshjeve që sipas trajnerit argjentinas është katastrofal.
Tottenhami luan sot me Leicesterin, ndërsa të mërkuren e pret Dortmundin në Wembley në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Nuk po marrim asnjë ndihmë. Është disavantazh masiv të kesh 1 ditë më pak përgatitje” është shprehur Pochettino duke lënë të kuptohet se ai ka dashur të luaj të shtunën jo të dielën. /Indeksonline/