Këngëtarja e famshme amerikane me fustan të Lia Stubllës në Grammy
Mbrëmë është mbajtur Grammy Party, eventi që i paraprinë ceremonisë së madhe të ndarjes së çmimeve.
Në këtë natë ku nuk munguan emrat më të njohur të botës së artit e kulturës, ka performuar edhe këngëtarja dhe tekstshkruesja e famshme amerikane, Fantasia Taylor.

Artistja madje parakaloi në tapetin e kuq në një fustan të zi të shkurtë, të cilin e ka dizajnuar kreatorja e talentuar kosovare, Lia Stublla.

Kjo nuk është hera e parë që Lia vesh emra të famshëm dhe që kreacionet e saj depërtojnë përtej kufijve./Indeksonline/