Rritje e personave të prekur nga fruthi, 72 fëmijë vdiqën gjatë vitit 2018
Numri i personave që vuajtën nga fruthi në Evropë gjatë vitit 2018, ishte më I larti për një dekadë.
Rreth 82 mijë e 596 raste janë regjistruar në të gjithë kontinentin- tre herë më shumë se në vitin 2017, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.
OBSH tha më shumë se kurrë më parë fëmijët në Evropë janë duke u vaksionuar kundër fruthit.
Gjithsej 72 fëmijë dhe të rritur vdiqën në vitin 2018 pas infektimit, tha OBSH./Indeksonline/