Haradinaj: Dua, Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar Dua Lipën për dy çmimet e fituara mbrëmë në ‘Grammy Awards’.
Haradinaj tha se Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi, transmeton Indeksonline.
Kryeministri Haradinaj shtoi se Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin e Dua-s.

Postimi i plotë:
Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd.
RH