75 Mall Live Search
14:22 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Childish Gambino bën histori në Grammy

Kacey Musgraves dhe Childish Gambino kanë udhëhequr listën e fituesve në 61 vjetorin e Çmimeve Grammy. Ata qëndruan ‘në fron’ me katër fitore secili. Childish Gambino mori çmimin Best Music Video me këngën e tij të famshme “This Is America”. Kënga gjithashtu mori çmimet Best Rap/Song Performance, Record of the Year dhe Song of the Year,duke u bërë kënga e parë rep që fitoi Song of the Year në histori të Grammy’s, por ai nuk u shfaq në mbrëmje për të marrë çmimet.

Ylli i muzikës Country, Musgraves mori gjithashtu katër çmime përfshirë Best Country Solo Performance për këngën “Butterflies”, Best Country Song për “Space Cowboy”, Best Country Album për “Golden Hour” dhe Album of the Year për “Golden Hour”. Pasi u nderua me çmimin për albumin e vitit, Musgraves vlerësoi artistët e tjerë të nominuar në këtë kategori.

“Fitimi i këtij çmimi nuk e bën albumin tim më të mirë sesa të nominuarve të tjerë,”-tha ajo. Ata u ndoqën nga Lady Gaga, duke përfëshirë çmimin për Best Pop Duo/Group Performance për këngën ‘Shallow’ me regjisorin dhe aktorin e filmit A Star Is Born, Bradley Cooper. Ndërsa këngëtarja shqiptare Dua Lipa rrëmbeu dy çmime në eventin e madh që u mbajt në Staples Center në Los Angeles. Mikëpritëse në mbrëmjen e së dielës (10 shkurt) ishte këngëtarja Alice Keys.