Federata zyrtarizon datën e tërheqjes së shortit të Kupës
Federata e Futbollit të Kosovës ka zyrtarizuar ditën e hedhjës së shortit për gjysmëfinalet e Digitalb Kupës që do të bëhet nesër nga ora 12:00 në selinë e FFK-së.
Pjesëmarrjen në gjysmëfinale e kanë siguruar Ballkani, Feronikeli, Trepça’89 dhe Vëllaznimi.
Ndeshjet e para do të zhvillohen me 17 prill ndërsa ato të kthimit me 1 maj. Finalja zhvillohet me 26 maj. /Indeksonline/