75 Mall Live Search
23:34 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mercedes shton seri të re, quhet O-Class

Mercedes-Benz është duke punuar në një seri të re, e quajtur O-Class.

Kompania gjermane e automobilave bëri kërkesën në Zyrën Evropiane të Pronësisë për patentën e një sërë produktesh “O-Class”, më 4 shkurt 2019.

Deri më tani, askush nuk e di se çfarë lloji të automjetit ose trupit do të ketë Mercedes O-Class.

AutoGuide raporton se aplikacionet e markës tregtare përfshijnë katër variante O: O 120, O 140, O 180 dhe O 200.

Këto emra mund të përdoren për makina dhe SUV, si dhe kamionë dhe furgona.

Daimler aktualisht përdor emrat me O për autobusët e qyteteve. Autobusi i fundit i Mercedes quhet O530, por regjistrimi i emrave O me numra më të vegjël nuk ka sens për tregun e autobusëve. Gjithashtu emrat e rinj ndajnë shkronjën O nga numrat. /IndeksOnline/