75 Mall Live Search
08:57 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Hajni futet në një shtëpi të Rahovecit, pronari lajmëron policinë!

Raportohet së në fshatin Deja të Rehovecit një person ka zënë, siç thonë në gjuhën popullore, me ‘pelë për dore’ hajnin.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte futur në  shtëpinë e viktimës mirëpo nuk ka arritur të kryej vjedhjen, shkruan Indeksonline

I dyshuari është ndaluar dhe është mbajtur nën kontrollin e ankuesit.

Policia ka arrestuar dhe intervistuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në qendrën e mbajtjes.