75 Mall Live Search
16:58 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

I dashuri im po mban lidhjen tonë sekret, sepse unë jam sa gjysma e moshës së tij

Edhe pse i dashuri im është pothuajse dy herë më në moshë se unë, unë shoh një të ardhme të mirë së bashku- por unë jam një sekret i madh në jetën e tij.

Unë jam 23 vjec dhe ai është 44 vjec dhe i divorcuar por ka fëmijë të rritur. Marrdhënia jonë është e mrekullueshme. Ai nuk e sheh moshën e tij dhe familja ime është dakord me këtë lidhje.

Është sikur nuk ka dallim të madh në moshë.

Problemi është se unë dua martesë dhe fëmijë, por ai është i frikësur nga lidhja më e madhe dhe nuk dëshiron më shumë fëmijë.

Kur përpiqem të flas me të për këtë, ai thotë se po më jep gjithcka që mund të jap tani dhe nuk mund të bëj premtime për të adhmen. Por kjo pasiguri po më frikëson.

Përgjigje:

Ju me siguri keni të drejtë të shqeëtsoheni.

Ju jeni në faza të ndryshme të jetës dhe ai nuk ka gjasa të ndryshojë se si ndihet. Kjo është arsyeja pse ai refuzon të flas për këtë gjë.

Duhet të vendosni se sa mirë ndiheni në këtë lidhje dhe a do të vazhdoni me të edhe nëse nuk do bënit fëmijë.

Nëse jeni e vendosur për fëmijë atëherë jepni atij një ultimatum- por ju duhet të jeni të përgatitur se përgjigja do të jetë një “jo” dhe ju duhet të largoheni./Indeksonline.