75 Mall Live Search
17:17 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kos me afat të skaduar, në një nga qendrat tregtare në Prizren

Produktet me afat të skaduar janë dukuri në të cilën mund të hasësh pothuajse në të gjitha marketet e Kosovës.

Të shpeshta janë rastet kur qytetarët blejnë këso produkte në markete të mëdha dhe me emër, shkruan Indeksonline.

Një lexues i portalit ka dërguar fotografi në redaksinë e Indeksonline, të një produkti të blerë mbrëmë në Prizren.

Ai ka thënë se bleu një paketim të kosit ‘Abi’ në marketin ‘Interex’ të Prizrenit, në kapakun e të cilit shihet afati i skadimit.

Sipas fotos, kosit i ka skaduar afati më 27 janar të 2019-ës, pra para dy jave e gjysmë (17 ditë), e që për një produkt të qumështit si kosi, është periudhë shumë e gjatë, dhe konsumimi i tij është rrezik për shëndetin./Indeksonline/