Policia apeloi për ndihmë, personi i moshuar nga Ferizaj u dorëzohet familjarëve
Gjatë mbrëmjes së sotme, Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka apeluar tek qytetarët që kushdo që e njeh një person të moshuar i cili nuk kishte asnjë dokumentacion me vete të lajmërohet në stacionin më të afërm.
“Kërkojmë që nga ana e mediumeve tuaja të publikoni fotot e këtij personi të cilin sot rreth orës 18:00 policia e ka gjetur në Ferizaj në rrugën,,Vëllezërit Gërvalla”dhe të njëjtin e ka sjellur në stacionin policor ,ku fillimisht nga mjekët është kontrolluar dhe sipas tyre personi është në gjendje të mirë shëndetësore, por ka probleme në të folur dhe nuk është i mundur komunikimi”, thuhej në një komunikatë për media.
Por është pikërisht komandanti i policisë në këtë rajon, Agim Gash i cili ka thënë për Indeksonline se familjarët e presonit në fjalë tashmë janë lajmëruar dhe e kanë marrë atë.
“Është gjetë familja e tij në një lagje të Ferizajt, është dorëzuar tek familjarët dhe çdo gjë është në rregullt. Iu falënderoj për bashkëpunimin dhe ndihmën në këtë rast”,ka thënë Gashi./Indeksonline/