09:13 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kështu doli nga rruga autobusi në Maqedoni ku humbën jetën 14 udhëtarë

Aksidenti tragjik deri tani, sipas raportimeve te mediave në Maqedoni, ka lënë te vdekur 14 persona dhe dhjetëra të lënduar

Kjo është fotografia e cila thuhet se autobusi ka dalë nga rruga. Rruga Shkup – Tetovë afër fshatit Llaskarcë, ku autobusi ka dalë në drejtim të kundërt e më pas ka ra në rrugën e vjetër afër fshatit Llaskarcë ku humbën jetën 14 udhëtarë dhe shumë të lënduar, përcjell TS.

Ndryshe pas aksidentit tragjik sot dhe nesër në Maqedoni është ditë zie ndërsa tre ditë në Gostivar. 

Trupat e viktimave vazhdojnë të qëndrojnë në obduksion e më pas do të identifikohen dhe në fund do ju dorëzohen familjeve.