75 Mall Live Search
10:50 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Fero i prekur nga tragjedia në Shkup, shtynë publikimin e videoklipit

‘Nato’ është kënga e re e Feros, të cilin projekt reperi kishte paralajmëruar që do ta lansojë sot.

Por, tragjedia e djeshme në Shkup, ku la të vdekur 14 udhëtarë, ka prekur atë, i cili përmes një njoftimi në llogarinë e tij Instagram ka bërë të ditur se për këtë shkak ai do ta shtyjë për nesër publikimin, përcjellë Indeksonline.

Madje, reperi përmes këtij shkrimi ka ngushëlluar edhe familjarët e të vdekurve, ndërsa të lënduarve iu ka uruar shërim të shpejtë.

Ky është postimi Feros:

Se pari shprehi ngushllime familjarve te te vdekurve nga aksidenti qe ka ndodh ne Maqedoni , Zoti ju dhasht fuqin te i perballojn kto momente te veshtira , dhe te lenduarve ju uroj sherim sa me te shpejt . Un kam pas me lansu neser kengen time por per respekt ndaj familjarve dhe te ndaj dhimbjen me ta un neser nuk do ta lansoj kengen , Por te premten . Ngushllime zoti ju dhasht gajretin te i perballoni kto momente te renda me respekt Fero.