75 Mall Live Search
14:15 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Drejtuesit e FFK marrin pjesë në samitin e FIFA

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot, kanë udhëtuar në Stamboll, ku do të marrin pjesë në Samitin dyditor të FIFA-s.

Ky samit do të jetë i përqendruar në katër pika: E ardhmja e garave të FIFA-s, programi zhvillimor i FIFA-s, futbolli i femrave dhe sistemi VAR.