Napoli i thotë “lamtumirë” kapitenit, ia lë deren hapur
Marek Hamsik pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme te skuadra e tij e re.
Sllovaku do të nënshkruaj kontratë me skuadrën kineze, Dalian Yifang pas 12 vitesh te skuadra nga Serie A.
Përmes një shkrimi në Twitter, presidenti i Napolit, Aurelio DeLaurentis ka njoftuar për marrëveshjen e arritur.
“Marrëveshja me Dalian është arritur. Dua që Marek të jetë i lumtur në Kinë. Dyert e Napolit gjithmonë do të jenë të hapura për të”, ka thënë presidenti.
L’accordo con il Dalian è stato raggiunto. Auguro a Marek di essere felice in Cina. Le porte del Napoli saranno sempre aperte per lui. #ADL
— AurelioDeLaurentiis (@ADeLaurentiis) February 14, 2019
Hamsik ka zhvilluar 408 ndeshje me Napolin duke shënuar 100 gola. /IndeksOnline/