75 Mall Live Search
19:55 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Barack Obama bënë urimin më të bukur për Michelle: Je e jashtëzakonshme

Festa e Shën Valentinit ka bërë që ta dashuruarit në mbarë botën të bëjnë dedikime e dhurata për personat e tyre më të veçantë.

Ditën e të dashuruarve e ka zgjedhur edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama për ti kushtuar fjalët më të bukura bashkëshortes së tij, Michelle, shkruan Indeksonline.

“Urime dita e të dashuruarve për të jashtëzakonshmen, më të mençurën, të bukurën, një dhe të vetmen Michelle Obama”, ka shkruar Obama në mbishkrimin e imazhit.

Ndryshe, Barack dhe Michelle konsiderohen si një nga çiftet më të fuqishme dhe më me ndikim në botë./Ineksonline/