BATE ka vetëm dy fitore në histori ndaj klubeve angleze, Mustafi luajti në të dyjat
BATE Borisov ka befasuar Arsenalin të enjtën mbrëma, duke e mposhtur me rezultat 1-0 në kuadër të Europa Ligë.
Është edhe më e habitshme për faktin se BATE kanë mundur vetëm dy skuadra angleze në historinë e tyre, me fitoren e tyre të parë në vitin 2009, ku mposhtën Evertonin në Europa Ligë.

Shkodran Mustafi luajti për Everton në atë ndeshje.
Po, 26-vjecari bëri debutimin e tij për klubin duke zëvendësuar legjendën Tony Hibbert.
Vetëm një dekadë më vonë dhe Mustafi ka shijuar edhe një humbje nga BATE, në të njejtën garë.
Vërtetë një rastësi interesante. /IndeksOnline/
Bate Borisov have only ever won against English clubs TWICE in their history.
— Footy Accumulators (@FootyAccums) February 15, 2019
Everton in 2009
Arsenal in 2019
Shkodran Mustafi played in BOTH matches! ??? pic.twitter.com/8XYguaHLyk