75 Mall Live Search
14:57 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dua nuk ndalet, për një kohë të shkurtë arrin miliona klikime me ‘Swan Song’

Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur, pasi rrëmbeu dy çmime në ‘Grammy Awards’ me të cilat u bë shqiptarja e parë në histori që fiton në këtë event, ajo tani ka treguar për një sukses të radhës.

Në llogarinë e saj në ‘Instagram’ Dua ka treguar se kënga e saj e re ‘Swan Song’ ka arritur të klikohet mbi 20 milionë herë që nga koha e publikimit, shkruan Indeksonline.

“Gati 20 milionë për ‘Swan Song’!! Alita Battle Angel tashmë është duke u shfaqur në teatër. Faleminderit” ka shkruar Dua.

Kënga ‘Sëan Song’ është kolona zanore e filmit më të ri ‘Alita Battle Angel’./Indeksonline/