Icardi drejt Juventusit, këto janë dy dëshmitë e radhës
Heqja e shiritit të kapitenit ka bërë që Icardi të zemërohet dhe të mos shkoj me ekipin në Vjenë. Gjithashtu ai ka bërë një status ditën e djeshme në rrjetet sociale ku ka lënë të kuptohet se gjërat nuk janë ashtu siç duken.
Sikur mos të mjaftonte kjo Icardi flitet se ka një shqetësim në gju dhe nuk po e lë të stërvitet. Ky problem sipas mediave italiane është i “inskenuar” vet, për të mos qenë prezent me pjesën tjetër të grupit.

Sot, në stërvitje trajneri ka ndarë skuadrën në dy grupe, mes atyre që luajtën dje dhe atyre që ishin pushim, por Icardi nuk u pa në fushë në asnjë moment, transmeton IndeksOnline.
Nga ana tjetër Chielini pikerisht sot ka ndjekur Icardin në rrjetin social “Instagram” dhe ky veprim i italianit ka ngjallur një sërë skenarësh të mundshëm.

Poashtu vlen të theksohet se në orët e së enjtës mbrëma gazetari i Calciomercato, Valer De Maggio, ka ofruar pasqyrën e tij mbi situatën e Icardi dhe ka hedhur një bombë të madhe, duke thënë:
“Unë mendoj se Interi e di se Icardi tashmë ka një marrëveshje me Juventusin,” tha ai. “Interi është një klub i madh dhe Marotta është drejtor i fortë. Heqja e shiritit të kapitenit është një vendim i madh dhe insistoj që për mua, Icardi ka arritur tashmë një marrëveshje me Juventusin”. /IndeksOnline/
'Icardi has already an agrement with Juve' https://t.co/AGn2S3u1xL pic.twitter.com/G2yBMDszjB
— CalcioMercato (En) (@CmdotCom_En) February 14, 2019