Pjesëtarët e Policisë dhurojnë gjak
Policia e Kosovës, më konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, ka vazhduar me fushatën e dhurimi vullnetar të gjakut.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës edhe kësaj here kanë mbështetur këtë aktivitet në mënyrë humane duke filluar me dhurim të gjakut në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Drejtoritë Rajonale, Njësitë e Specializuara e deri tek kadetët policorë.

Fushata për dhurimin e gjakut nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës e cila ka për qëllim shpëtimin e jetës do të vazhdojë edhe ditëve në vijim në stacionet dhe njësitë tjera policore.
