Deputetja pret në Kuvend 175 fëmijë
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj ka pritur sot në Kuvendin e Kosovës qindra fëmijë të shkollës “Iliria”.
Vizita e fëmijëve është bërë në prag të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Fëmijët janë arsyeja e lumturisë sonë. Në prag të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, sot në Kuvend prita 175 nxënës të shkollës “Iliria” në Prishtinë. Jashëzakonisht e lumtur që e kalova pasditen me ta” shkruan Kadaj-Bujupi në njoftim.

