Vuçiq takohet me Mogherinin në Munchen, flasin për dialogun me Kosovën
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq është takuar me Përfaqësuesen e Lart të BE-së, Federica Mogherini gjatë Konferencës së Sigurisë që po mbahet në qytetin gjerman, Munchen.
Vuçiq ka konfirmuar që në takim është folur për dialogun me Kosovën por nuk ka treguar se çka është folur, transmeton Indeksonline.
Përveç me Mogherinin, Vuçiq është duke mbajtur takime të tjera me diplomat të huaj.
Para nisjes, Vuçiq kishte thënë se në Gjermani po shkonte për të luftuar për Serbinë./Indeksonline/